You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Tashmë është zyrtare, Lorik Cana merr rolin e ri në botën e futbollit

Tashmë është zyrtare, Lorik Cana merr rolin e ri në botën e futbollit

Një nga lojtarët më legjendë të Kombëtares, natyrisht që është Lorik Cana. Ky i fundit ka qënë kapiten i Shqipërisë për vite me rradhë, ku me mbrojtësin në krye, kuqezinjtë arritën të kualifikoheshin edhe në Europianin e Francë.

Cana është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe tashmë duket se ish-kapiteni do të nisë një tjetër karrierë. Ditën e sotme në faqen zyratare të Federates Shqiptare të Futbollit, ka publikuar njoftimin që ka mbaruar me sukses kursi për “Drejtor Sportiv” që është organizuar nga sektori i edukimit.
Në këtë njoftim, vëmë re edhe legjendën e Shqipërisë, Lorik Cana, teksa arriti të merrte diplomën e drejtorit sportiv ku bashkë me të, e kanë marrë edhe 20 veta të tjerë.

Duket se Loriku po hedh hapat e tij të parë në drejtimin e një klubi, pasi liçensë sapo e mori. Ish-mbrojtësi ka një tjetër sfidë me veten, pas asajt të karrierës së futbollit të luajtuar në fushën e blertë, ku këtë të fundit na tregoi të gjithve se dinte ta bënte shumë më mirë.

“Ka përfunduar me sukses edhe kursi i fundit këtë vit kalendarik, për “Drejtorët Sportiv”, i organizuar nga sektori i Edukimit, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Janë diplomuar plot 21 kursantë, të cilët kanë marrë diplomat pasi kanë ndjekur për dy javë me rradhë këtë kurs të rëndësishëm, të organizuar nga FSHF. Në këtë kurs mori pjesë dhe u diplomua edhe ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana. Është edicioni i gjashtë që Federata organizon këtë kurs të rëndësishëm për garën sportive”, informoi FSHF për mediat. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top