Empoli është pjesë e elitës së futbollit italian, pasi në këtë sezon ka arritur të fitojë dhe dominojë gjatë gjithë kohës në Serinë B.
Mbrojtësi i Kombëtares, Veseli ishte një ndër pikat kyçe të Empolit, duke luajtur thuajse në të gjitha takimet në rolin e titullarit. Ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 vetëm disa ditë më parë. Megjithatë sipas italianëve, plani i skuadrës italiane me Veselin është mëse i qartë.
Futbollisti i kombëtares shqiptare pritet që të jetë sërish protagonist në elitën e futbollit italian dhe do të përdoret nga Empoli për biznes. Këta të fundit besojnë në aftësitë e shqiptarit dhe do të kërkojnë që ta shesin kartonin e tij sa më tepër në sezonin e ardhshëm. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/