Një hap i madh dhe marrëveshje e kryer duket për futbollistin e Skënderbeut, Fidan Aliti. Pasi ka bindur me ekipin e Superiores, tashmë mbrojtësi i Kosovës do të luajë në Suedi.
Bëhet fjalë për një nga ekipet që lufton me kryesuesit në kampionatin skandinav, më saktësisht për Hammarby. Rreth 500 mijë euro do të derdhen në arkat e klubit korçar, që duhet të heq dorë nga një prej lojtarëve më të mirë.
Nga ana tjetër një arritje e madhe është kjo për vetë futbollistin, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës, që në prapavijë sheh gjithmonë nga ky lojtar. Në orët në vazhdim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i një marrëveshje që praktikisht është një histori e përfunduar. /Shqiperia.ch/