You are here
Home > Kombëtarja > Tashmë e ka kthyer në zakon, Armando Broja gjen golin me Leiçesterin para se të vijë në Shqipëri

Tashmë e ka kthyer në zakon, Armando Broja gjen golin me Leiçesterin para se të vijë në Shqipëri

Armando Broja vazhdon me golat e shënuara në Angli. Nuk ka rëndësi grupmosha ku luan te Chelsea, gjithmonë ka një përfundim, rrjeta. Më së shumti ka luajtur me Chelsean U-18, atje ku ka shënuar edhe në ditën e sotme.

Aktualisht blutë po fitojnë me rezultatin 1-3 ndaj Leiçesterit. Në golin e dytë do të ishte protagonist, ndërsa pas penalltisë që goditi dhe e humbi pas pritjes së portierit, do të ngulmonte për të goditur sërish topin në rrjetë. Në total ka arritur të shënojë 7 gola dhe të jap 1 asist për 7 takime të zhvilluara. Broja do të grumbullohet për ndeshjen e Shqipërisë U-21 ndaj Kosovës U-21, por gjithashtu pritet edhe në listën e pritjes nga Reja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top