You are here
Home > Futboll Bota > Tare rrëfen gjithë dramën: Nuk më vjen turp sesi lashë Shqipërinë, rrezikova të humbisja edhe këmbën

Tare rrëfen gjithë dramën: Nuk më vjen turp sesi lashë Shqipërinë, rrezikova të humbisja edhe këmbën

Sa shumë peripeci dhe sa shumë vuajtje për shqiptarët, thuajse në gjithë historinë tonë. Shpeshherë kemi qenë të detyruar edhe për të bërë sakrifica nga më të pazakontat, për t’u larguar nga vendlindja për një jetë më të mirë.

Disa do të humbisnin jetën rrugës, disa të tjerë do të plotësonin dëshirat e tyre, e të tjerë do të jetonin një ëndërr, për t’u kthyer në Shqipëri me një tjetër status. E tillë ishte edhe historia e Igli Tares, që së fundmi ka rrëfyer gjithë dramën për mediat italiane.

Drejtuesi sportiv i Lacios ka treguar sesi u largua nga Shqipëria pa dokumente, duke rrezikuar gjithçka vetëm për të kurorëzuar ëndrrën e tij. Megjithëse qëllimi ishte mbërritja në Gjermani, edhe në këtë shtet disa sfida të vështira do e prisnin, për të mbërritur në pozitën ku ndodhet aktualisht.

“Kur u largova nga Shqipëria shkova në këmbë në Gjermani, pa dokumente, por nuk më vjen turp për gjithë këtë, sepse pas gjithë kësaj aventure ka pasur një ëndërr për t’u kurorëzuar dhe jam shumë krenar për rrugën që kam bërë. Unë mendoj se unë jam një shembull për shumë të rinj që mund të bëjnë të njëjtën gjë, siç bëra unë atë kohë.

Ishte një udhëtim përmes frikës, vështirësive, pyetjeve. Isha vetëm, unë kisha vetëm një pikë referimi që do të më ndihmonte nëse do të kisha arritur të shkoj në Gjermani. Tani duket si një film, në atë kohë ishte gjithashtu një gjë e rrezikshme. Ju duhej t’i besoni trafikantëve që bënë tranzicionin ndërmjet Republikës Çeke dhe Gjermanisë. Kam vendosur ta bëj, nuk më trembi.

Arritja në Gjermani … duke u propozuar disa ekipeve për provë dhe kështu ishte një mbrëmje në Ludëigshafen, ekipi ku unë luaja, që më dha mundësinë të stërvitesha me ta. Duke mos qenë një ekip financiar shumë i mirë, më është ofruar kjo punë. Unë gjithashtu rrezikova të humbja një këmbë. Atje gjendej një koleg i imi me “sharrë elektrike” që nuk ishte i kujdesshëm, më goditi në këmbë. Unë kam qenë me të vërtetë me fat, sepse ai kishte marrë pothuajse tre milimetra të kockave nga unë, ishte një kohë shumë e vështirë “, u shpreh Tare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top