You are here
Home > Futboll Bota > Tare flet troç dhe godet rëndë futbollin shqiptar

Tare flet troç dhe godet rëndë futbollin shqiptar

Ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare, tani drejtor sportiv te Lazio dha një intervistë në “Rubrika Sportive”, në “RTSH”, ku foli për disa nga temat më të nxehta. Ai u ndal edhe te plagët e futbollit shqiptar dhe veçanërisht Kategorisë Superiore ku në ndeshjet e fundit fillojnë

“Ekziston paracaktimi i rezultateve në kampionatin shqiptar. Vendoset çdo gjë në tavolina dhe kjo është fatkeqësia çfarë mua më largon nga kampionati shqiptar. Ndeshjet e kampionatit shqiptar në dy tre muajt e fundit nuk ia vlen të shkon në stadium sepse janë të përcakatuar në tavolina. Nëse vazhdohet me këtë mentalitet do të jetë tepër e vështirë për të rritur nivelin”, tha Tare.

E ardhmja e Abazajt – “Thjesht kolegu im i Anderlechtit më ka kërkuar një opinionin për Abazajn si lojtar karshi tij dhe ishte pozitiv. Ai mund të luajë jo vetëm në Serie A, por edhe në Angli”.

““Janë dy botë shumë të ndryshme, janë disa procese të ndryshme. Eshtë e vështirë, pasi ndonjëherë mendojmë se jemi më të zgjuar dhe krijon vështirësi. Tunkara te Flamurtari ka qenë shumë e lehtë për ta zgjidhur”. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top