You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Tani “PO”! Shqipëria më afër Botërorit të parë, një dorë vjen nga…FIFA

Tani “PO”! Shqipëria më afër Botërorit të parë, një dorë vjen nga…FIFA

De Biazi bëri arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur në Europian, gjë kjo që për Shqipërinë ndodhte për herën e parë.

Tashmë, vetëm një ëndërr ende nuk është e bërë realitet për kuqezinjtë, Botërori. Për momentin nuk ia ndiejmë ende shijen këtij turneu, ndërsa për ta afruar edhe më tepër e për ta bërë më të prekshme ëndrrën, mendon FIFA.

Mund të quhet fakt dhe një çështje e mbyllur, Botërori i vitit 2026 do të jetë i përbërë nga 48 finaliste që do të marrin pjesë në turne. Pra, do të ketë më shumë shanse për Shqipërinë që të arrijë në Botërorin e aq shumë ëndërruar.

Por sigurisht, për të mbërritur deri në këtë pikë duhen ende vite, ndërsa ai i vitit 2022 është edhe më i afërt. Sipas  raportimeve të fundit, vetë presidenti Infantino ka lënë të hapur mundësinë që rritja e numrit të finalisteve pjesmarrëse në Botëror, mund të bëhet realitet që në vitin 2022. Një dorë që vjen edhe nga FIFA, duke parë të ardhmen e Shqipërisë, Botërori nuk është më një ëndërr e largët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top