Nuk po gjente rrugën e rrjetës në Itali, megjithëse po flasim për një nga futbollistët më të mirë në botë. Kristiano Ronaldo e ka pasur paksa të vështirë përshtatjen në elitën e futbollit italian.
Tashmë pritja e tij për të ndierë shijen e shënimit në Itali ka marrë fund, pasi ylli portugez i ka shënuar Sasuolos. Nuk flitet për ndonjë gol të çmendur apo të ndonjë planeti tjetër, por për një dhuratë të lojtarëve të Sasuolos. Njëri prej futbollistëve të saj ka gabuar fatalisht, duke e lënë Ronaldon me portën e boshatisur, për të gjetur rrjetën e parë në Serinë A.
Kjo ishte historia për të realizuar vetëm të parin, pasi portugezi e ka gjetur mënyrën sesi shënohet në portën kundërshtare, duke shënuar edhe të dytin ndaj Sasuolës pas një sprinti të fuqishëm. /Shqipëria.ch/