You are here
Home > Futboll Bota > Tani PO! Ndodh për të parën herë në Belgjikë, Kristal Abazaj debuton me Anderlehtin

Tani PO! Ndodh për të parën herë në Belgjikë, Kristal Abazaj debuton me Anderlehtin

Më në fund, ishte pikërisht ky momenti i shumëpritur për Kristal Abazajn, për të debutuar me ekipin e parë të Anderlehtit. Shumë peripeci për futbollistin e Kombëtares, teksa deri në këtë periudhë është stërvitur dhe aktivizuar me ekipin e dytë të belgëve.

Atje i tregoi më së miri vlerat e tij, së fundmi duke realizuar edhe dopietë. Të gjithë e dinin se vendi i Abazajt, i përkiste padyshim elitës së futbollit belg, e jo të rinjëve. Trajneri i Anderlehtit nuk priti më gjatë, teksa pas formës së mirë që po kalonte Kristali, i besoi atij.

Vetëm pak minuta më parë, futbollisti shqiptar është hedhur në fushën e lojës ndaj Cercle Bruge. Tashmë ka ndodhur edhe debutimi i shqiptarit me ekipin e parë të Anderlehtit, ndërsa duhet të dëshmojë se përse duhet të mbijetojë në merkaton e janarit. /Shqioperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top