You are here
Home > Kombëtarja > Tani e teproi! Vjen për Shqipërinë, Vrushaj shënon dhe si “jashtëtokësor” në Holandë

Tani e teproi! Vjen për Shqipërinë, Vrushaj shënon dhe si “jashtëtokësor” në Holandë

Një shkëlqim i jashtëzakonshëm i Mario Vrushajt në Hollandë. Futbollisti që u huazua nga Olimpiakosi te Willemi II, që ndodhet në elitën e futbollit holandez, po bën çmendurinë në këtë vend.

Vetëm 4 ndeshje ka luajtur me skuadrën e re, ndërsa ka dhënë 3 asiste dhe shënuar 2 gola. Praktikisht si një “jashtëtokësor”, nëse këtyre të dhënave u shtojmë edhe paraqitjet e tij në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar edhe në takimin që po zhvillohet ndaj Gronigenit, ku skuadra e Willem II po humbet me rezultatin 1-2.

Goli i vetëm ka ardhur nga Vrushaj, pas një goditje vrastare në afërsi të zonës. E ardhme që i buzëqesh kombëtares shqiptare, ndërsa ky futbollist pritet t’i bashkohet kuqezinjve. Ai ka luajtur më parë me të rinjtë e Greqisë, ndërsa ngelet çështje kohe rikthimi në atdhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top