You are here
Home > Kombëtarja > Tallej me flamurin shqiptar, Leonidas Roshi fshin komentet e tifozëve të irrituar

Tallej me flamurin shqiptar, Leonidas Roshi fshin komentet e tifozëve të irrituar

Leonidas Rosi është një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë së fundmi. Kjo pasi futbollisti në fjalë u largua nga Shqipëria pasi mori vesh se gjendej në listën e Greqisë U-21.

Babai i lojtarit ka kontaktuar me trajnerin Alban Bushi, duke i njoftuar edhe ndryshimin e planit. Nuk mbaron këtu irritimi i tifozëve shqiptar me këtë lojtar. Shumë përfshirje të Italisë dhe Greqisë në emrin dhe mbiemrin e tij, kurrsesi që Shqipëria mund të zinte vend për djaloshin nga Saranda.

Një prej lojtarëve grek, Nikolas Vafeas ka postuar flamurin shqiptar dhe atë italian, duke i treguar paksa nga përkatësia e tij Rosit, që kishte postuar foto duke përfaqësuar Greqinë. Mesa duket tashmë këtij lojtari i vjen për të qeshur kur përmendet Shqipëria, por këtë gjë nuk e pritën mirë tifozat shqiptar. Shumë prej tyre kanë komentuar në profilin e Roshit duke i kërkuar shpjegim për veprimet e tij, por vetë futbollisti u kujdes që të fshihej gjithçka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top