Nëse flasim për lojtarin më të mirë të Hanoverit, vetë tifozët e këtij klubi gjerman do të japin që të gjithë të njëjtin emër, Florent Muslija.
Ky i fundit është duke i magjepsur që të gjithë, me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit. Futbollisti shqiptar jo vetëm që po bind në fushën e lojës dhe po shënon, po realizimet e tij i përkasin një tjetër “planeti”. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e kartonit të tij, teksa i mjaftojnë vetëm dy ndeshje për të bërë diferencën.
E para në takimin mes Gjermanisë U-20 që Muslija përfaqson tani, me atë gol të realizuar kundër Zvicrës U-20, e për të mbërritur te ai gol nga distance mes Leverkusenit dhe Hanoverit.
Kartoni i Muslijas ka pësuar një rritje të frikshme me 200%, në 1.250.000 euro nga 400.000 euro që ishte edhe çmimi fillestar i tij. /Shqiperia.ch/