
Një tjetër futbollist shqiptar që po shkëlqen me të rinjtë e Bazelit, U16 më saktësisht, është Enis Musai. Lojtar i lindur në Frëngova të Strugës, ka tre vite që është pjesë e skuadrës më të madhe në Zvicër.
Sipas asaj që transmeton “Infosport”, ky futbollist është bërë pjesë e Maqedonisë U-17. Trajneri Shkumbin Arsllani e ka ftuar këtë lojtar në një kamp stërvitor, ndërsa ftesa për të nuk do të mungojë as në takimet e rradhës.
Sigurisht që të gjithë këta element të së ardhmes janë edhe në vëzhgimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka skautë kudo ku shqiptarët jetojnë, për të mos folur për vendet fqinje që janë afër nesh. Por në shumicën e rasteve, është dëshira e lojtarëve dhe prindërve të tyre që vendosin, përtej vullnetit të madh për t’i kontaktuar ata dhe afruar te Shqipëria. Nga ana tjetër, pavarësisht etiketimeve: “Turpërohu Maqedoni”, që mediat vendase i bën kësaj përfaqësuese për shkak të numrit të madh të lojtarëve të huaj, një gjë e tillë vazhdon si më parë. /Shqiperia.ch/