You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Talenti shqiptar është një “minierë ari”, klubi kroat i uron mirëseardhjen në gjuhën shqipe

Talenti shqiptar është një “minierë ari”, klubi kroat i uron mirëseardhjen në gjuhën shqipe

Padyshim një minierë ari dhe nga ato talente të pakëta që kampionati shqiptar ka nxjerrë, nga Myrto Uzuni pritet shumë në të ardhmen.

Pa e ekzagjeruar dhe shumë të bindur në simbolikën e thënë, Uzuni mund të quhet një “minierë ari”. Një “minierë” nga e cila mund të dalë pambarimisht pasuri dhe kjo nuk mund të lihej pa u kuptuar nga kroatët e Lokomotivo Zagrebit.

Të bindur që në fillim për aftësitë e tij, ekipi kroat u interesua për shëbimet e sulmuesit shqiptar te Laçi. Ai gol pastaj ndaj Anorthosis në Europë nga Uzuni, do t’i vendoste vulën gjithçkaje. Tashmë futbollisti 23-vjeçar është zyrtarizuar si futbollisti i Lokomotivo Zagrebit, duke u shprehur shumë i kënaqur me këtë arritje. Ndërsa kroatët nuk mund t’i uronin një mirëseardhje tjetër më të ngrohtë, përveçse ta uronin në gjuhën shqipe. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top