You are here
Home > Futboll Bota > Talenti shqiptar? Elmas nuk e quan veten kështu, darkon me Hysajn dhe Maksimoviç

Talenti shqiptar? Elmas nuk e quan veten kështu, darkon me Hysajn dhe Maksimoviç

Eljif Elmas është talenti me origjinë shqiptare që ka shkuar te Napoli në merkaton e verës, pas një sezoni të bujshëm që zhvilloi me Fenerbaçen. Shumë skuadra të njohura e kërkuan në merkaton e verës, por do të ishte Fali Ramadani, menaxheri i tij, që e dërgoi te ekipi i Ançelotit.

Në ditën e djeshme Elmas ka darkuar me Elseid Hysajn, Mario Ruin, por edhe Maksimoviç. Të gjithë këta lojtarë janë pjesë e prapavijës së Napolit. Por ajo që vlen për t’u diskutuar, është fakti se Elmas nuk ka zgjedhur ndonjëherë që ta përcaktoj veten e tij si shqiptar.

Jo vetëm që përfaqëson Maqedoninë, por ndihet edhe krenar për këtë zgjedhje. Madje një detaj i vogël edhe në postimin e fotos në “Instagram”, është fakti se Elmas ka zgjedhur që si mbishkrim të vendos flamurin shqiptar vetëm te Elseid Hysaj, ndërsa tek vetja atë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa edhe sa i përket mediave italiane, gjithmonë Elmasin e cilësojnë si talentin e madh maqedonas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top