You are here
Home > Kombëtarja > Talenti që debutoi kundër Moldavisë, Selahi shpallet më i miri në Holandë

Talenti që debutoi kundër Moldavisë, Selahi shpallet më i miri në Holandë

Lindon Selahi ishte mesfushori që arriti të debutonte me Shqipërinë në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë. Megjithëse pak minuta, por është talent i prespektivës. Në ndeshjen e shkuar ka arritur të shënojë edhe golin e parë në elitën e futbollit në Holandë për Twente.

Atje kishte luajtur gjithmonë si titullar, megjithëse i mungonte gjetja e rrjetës. Së fundmi një vlerësim i madh vjen nga mediat në Holandë. Lindon Selahi shpallet si mesfushori më i mirë në “Eredivisie” dhe kjo nuk është pak.

Renditja është bërë në bazë të ndërhyrjeve dhe luftës së fortë që bëhet nga mesfushorat në fushë. Atje janë bërë 38 ndërhyrje të tilla nga Selahi dhe 23 prej tyre kanë rezultuar të sakta, me 61% që është njëkohësisht më e larta se të gjitha lojtarët e tjerë

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top