You are here
Home > Futboll Bota > Talenti paraguaian gjen sekretin në Zvicër, për të shënuar duhet të bësh…shqiponjën

Talenti paraguaian gjen sekretin në Zvicër, për të shënuar duhet të bësh…shqiponjën

Shqiponja e bërë mund të shndërrohet edhe në një hajmali, kjo i ndodhi talentit paraguaian që luan me Bazelin, Blas Riverios.

Ky i fundit arriti të gjente golin e parë në këtë kampionat, duke realizuar të tretin për Bazelin, në atë fitore me rezultatin 1-3 ndaj St Gallenit. Përpara nisjes së takimit, do të ishte Taulant Xhaka që do të postonte një foto në rrjetin social, teksa shihej Riverios duke formuar shqiponjën me duar.

Nga ana tjetër këto momente nuk janë të mira për Taulant Xhakën, që edhe këtë herë e ka nisur takimin nga pankina. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top