You are here
Home > Kombëtarja > Talenti nga Lugina e Preshevës premton me të ardhmen, firmos me klubin spanjoll

Talenti nga Lugina e Preshevës premton me të ardhmen, firmos me klubin spanjoll

Një talent me cilësi të mira vjen nga Lugina e Preshevës. Bëhet fjalë për Valdrim Dalipin, që është formuar në shkollën zvicerane të futbollit. Pas disa kohëve të kaluara me të rinjtë e Zurich, interesimi nga klubet e tjera në Europë ishte i menjëhershëm.

Duke parë aftësitë e Dalipit, mbërriti edhe oferta e klubit spanjoll të Kadizit, që mori shërbimet e mesfushorit shqiptar duke nënshkruar për tre vite. Fillimisht futbollisti në fjalë do t’i bashkohet skuadrës së dytë, për të kërkuar më pas arritjen në ekipin e parë.

Nga ana tjetër vetë Kadizi ka luftuar deri në fund në sezonin që lam pas, për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll, “La Liga”. E sigurt është se Dalipi është një tjetër futbollist për t’u mbajtur shënim, pasi emri i tij do të bëj jehonë pas disa kohësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top