You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Talenti i Kukësit zgjedh Kosovën, Lumi për “Shqiperia.ch”: Krenari dhe përkushtim!

Talenti i Kukësit zgjedh Kosovën, Lumi për “Shqiperia.ch”: Krenari dhe përkushtim!

Një prej futbollistëve që i është bashkuar së fundmi Kosovës U-21, është Betim Lumi. Futbollisti i zbuluar nga ana e austriakut Peter Pakult, do të linte një shije të mirë të verilindorët, teksa ka lënë përshtypjen të mirë në fazën përgatitore të zhvilluar në Slloveni.

Vendimi i tij ka qenë i prerë, për t’iu bashkuar organikës së lojtarëve të drejtuar nga Rafet Prekazi, për të pasuruar sa më shumë të rinjtë e Kosovës. Lumi konsiderohet si një lojtar me të ardhme të sigurtë, ndërsa në një intervistë për “Shqiperia.ch”, tregon edhe sa i përket zgjedhjes së përfaqësueses.

“Ndihem shumë krenar që do të përfaqësoj Kosovën, por gjithashtu që do të kem mundësinë për të punuar me trajnerin Rafet Prekazi. Kam punuar shumë që të jem pjesë e ekipit të parë të Kukësit, ndërsa më ka marrë në skuadër Pakulti, teksa i kam dëshmuar vlerat e mia në fazën përgatitore të zhvilluar në Slloveni. Kur jep gjithçka në stërvitje, gjithmonë ke dëshirë që të njëjtën gjë ta shfaqësh edhe në përfaqësuese”, u shpreh Lumi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top