
Elvis Rexhbecaj ishte kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te Wolfsburgu, atje ku po shkëlqente me gjermanët. Golin e parë në “Bundesligë” arriti që ta gjente, por edhe në takimet e tjera ky futbollist ka treguar gjithmonë një nivel të lartë.
Por gjithë talenti dhe aftësia e madhe e treguar nuk ka mjaftuar që lojtari shqiptar të siguroj vendin e titullarit. Me ardhjen nga dëmtimi të “shefit” tek kjo skuadër, ashtu siç gjermanët e quajnë kapitenin Guilavogui, Rexhbecaj duhet të ulet në stol.
Faktikisht deri diku me të drejtë nëse shohim statistikat, pasi kapiteni i Wolfsburgut ka një ndikim të madh edhe te skuadra. Në 8 ndeshjet që ai ka luajtur në Bundesligë këtë sezon, ekipi i tij nuk njeh asnjë humbje, me 6 fitore dhe 2 barazime.
“Është e kuptueshme që Rexhbecaj do pak pushim. Duhet të vazhdojë të tregojë fuqinë e tij, pasi na duhet si një alternativë e mirë. Tashmë kërkojmë lojtarë me më shumë eksperiencë dhe kapiteni na vjen megjithë personalitetin e tij”, ka thënë trajneri Labbadia, duke pohuar kështu faktin se Rexhbecaj do të shihet si një zgjedhje nga pankina për ndeshjet e tjera. /Shqiperia.ch/