You are here
Home > Kombëtarja > Talentet te Kombëtarja, Mustedanagiç tregon problemin: Shqiptarët duan të gjithë sulmues!

Talentet te Kombëtarja, Mustedanagiç tregon problemin: Shqiptarët duan të gjithë sulmues!

Drejtori i ekipeve kombëtare te kuqezinjtë, Xhemal Mustedanagiç, ka përfunduar fazën e seleksionimeve me përfaqësuesit rajonal sa i përket talenteve të reja. Kështu janë spikatur rreth 150 fëmijë në kategorinë U13, U15 dhe U17, ndërsa janë vëzhguar më nga afër në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodrani, Elbasani, Korça dhe Fieri.

Vëzhgimi ka nisur që nga muaji nëntor dhe për t’u mbyllur në këtë periudhë, ndërsa në një intervistë për “Top Channel”, Mustedanagiç ka treguar edhe problemin e vetëm dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për të qënë në vijën e parë të sulmit.

“Absolutisht që në futbollin shqiptar ka shumë elemente, unë e kam thënë edhe më herët këtë gjë. Nuk po them këtu që jemi të parët, por sigurisht që nuk jemi as të fundit. Dua të theksoj se Shqipëria me elementët që prodhon duhet të jetë pjesë e fortë në kompeticionet e ndryshme europiane apo botërore. Ne kemi si synim që të krijojme ekipe të cilat qëndrojnë në mesin e artë të klasifikimeve.

Shqipëtarët në fakt duan të gjithë që të luajnë në sulm dhe për këtë arsye nga lojtarët që vëm re mund të themi se kemi më shumë sulmues dhe mesfushorë. Megjithatë ne jemi sërish në kërkim edhe për element të reparteve të tjera siç është reparti i mborjtjes. Unë i qëndroj mendimit se edhe në kampionatin vendas ka element të mirë në secilin repart”, ka thënë drejtori i ekipit kombëtar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top