You are here
Home > Kombëtarja > Taktika e padrejtë e ekipit italian me Veselin, Panuçi dhe fati i bëjnë nder mbrojtësit shqiptar

Taktika e padrejtë e ekipit italian me Veselin, Panuçi dhe fati i bëjnë nder mbrojtësit shqiptar

Një taktikë e padrejtë ajo që përdori Empoli me mbrojtësin shqiptar, Frederik Veseli. Gjatë kohës që kjo skuadër luante në Serinë B, gjatë sezonit të shkuar, mbrojtësi shqiptar ishte gjithmonë titullar me paraqitje shumë të mira, që e bën këtë skuadër të shpallet kampione atje.

Tashmë, teksa Empoli është ngjitur në elitën e futbollit italian, Veseli del i tepërt. Në asnjë ndeshje shqiptari nuk ka qenë titullar për këtë skuadër, madje në vetëm njërën prej tyre ka luajtur si zëvendësues.

Një dorë në këtë situatë të vështirë, i vijnë nga fati dhe… Panuçi. Aktivizimi në dy ndeshje si titullar me Shqipërinë, kanë tërhequr vëmendjen e klubit të Empolit, që bashkuar me dëmtimin e Pasquales, ka sjellë që në ndeshjen e radhës, atë ndaj Lazios, Veseli të llogaritet si titullar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top