
Ditën e nesërme do të luhet edhe takimi i kthimit për “Play Off-in” e “Europa League”, atje ku Trabzonspori do të përballet ndaj AEK-ut. Një histori e mbyllur duket ajo e kualifikimit, pasi ndeshja e parë përfundoi 1-3 në favor të ekipit turk, ndërsa AEK është në kaos total.
Gjithashtu në ndeshjen e zhvilluar në Greqi një moment për t’u veçuar, do të ishte kur mbrojtësi serb Vranjes që doli nga “shinat”, ndërsa provokoi edhe një sherr me Avdijajn. Kjo i kushtoi uljen në stol për ndeshjen e radhës në këtë kampionat, ndërsa pritet që edhe këtë herë ta shohë prej aty përballjen me Trabzonsporin. /Shqiperia.ch/