
Takimi i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut U-18 është mbyllur në Librazhd, me ndeshjen e cila nisi në orën 16:00. Në një barazim me gola 2-2, ndërsa 3 gola janë shënuar nga lojtarët shqiptarë.
Fillimisht do të ishte mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Murati, që kaloi në avantazh Shqipërinë. Trajneri Nevil Dede provoi shumë lojtarë të tjerë me fillimin e pjesës së dytë, atje ku edhe loja mori një rrjedhë tjetër. Këtë herë ishte momenti që të shënonte Behar Feta, por ky futbollist përfaqëson Maqedoninën e Veriut.
Pas golit të barazimit të ardhur në minutën e 70, vetëm 5 minuta më vonë do të shënonte Henri Sulovari nga pika e bardhë e penalltisë. Maqedonasit do të rikthenin baraspeshën në minutën e 80, falë golit të Maksikov. Ndërkohë në ditën e enjte do të zhvillohet e njëjta ndeshje miqësore në stadiumin “Sopoti”, duke filluar në orën 13:00. /Shqiperia.ch/