You are here
Home > Futboll Bota > Takimi i pavlerë, e vendos gazetari Sadiku: Hadërgjonaj i thotë “PO” Kosovës

Takimi i pavlerë, e vendos gazetari Sadiku: Hadërgjonaj i thotë “PO” Kosovës

Shumë zhurmë, jehonë dhe ekskluzivitet pati nga mediat shqiptare mbi dy afrimet e mundshme të Kosovës, Bastien Toma dhe Florent Hadërgjonaj. Por ndërkohë që në Shqipëri flitej për zyrtarizimin e një përgjigje të supozuar, të paktën në rastin e Bastien Tomës, një mendim i tillë as që kishte kaluar ndërmend.

Talenti i Sionit është i përqendruar vetëm te puna e skuadrës, ndërsa për çështjen e Kombëtares duhet të pritet ende. “Shqiperia.ch” e ka konfirmuar para 1 muaj të vërtetën mbi këtë rast, ndërsa Shaland e tha fjalën e fundit në ditën e sotme, duke konfirmuar se ishin zëra të pabazuara. Madje tekniku zviceran shkoi më tej duke thënë se Toma preferon helvetët në një intervistë për “Lematin.ch”, ndërsa Kosova shihet të paktën si një zgjedhje e dytë, pa harruar edhe Shqipërinë.

Tashmë vështrimi hidhet te Hadërgjonaj, pas një rasti të dalë huq. Këtë herë është gazetari sportiv në Kosovë, Arlind Sadiku që vendos për ardhjen e Hadërgjonaj: “Na thotë PO”. Megjithëse takimi mes presidentit të FFK-së, Agim Ademit, trajnerit të Kosovës, Bernard Shalandes dhe futbollistit Hadërgjonaj do të kryehet në javën e ardhshme për të folur më nga afër rreth një kalimi të tillë, gjithçka duket të jetë formale dhe e pavlerë.

Të paktën duke u bazuar në fjalët e Arlind Sadikut, i cili shprehet: “Javën e ardhshme trajneri Bernard Challandes dhe presidenti i FFK-së Agim Ademi do të takohen në Zvicër me Florent Hadergjonajn, ku do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e 24 vjeçarit. Ndër vite përgjigja e tij ka qenë “PJO”, por tani përfundimisht do të definohet(vendoset) PO ose JO. 99% do të jetë PO”, shkruan gazetari në fjalë.

Megjithatë duhet pritur se çfarë do të ndodh në këtë takim, pasi futbollisti i Huddersfield është akoma pjesë e të rinjëve të Zvicrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top