You are here
Home > Futboll Bota > Tahiraj shkon te Hajduku në Turqi, në mars vjen së bashku me Ismajli me Kombëtaren

Tahiraj shkon te Hajduku në Turqi, në mars vjen së bashku me Ismajli me Kombëtaren

Pasi i ka mbyllur vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re deri në 2022, Tahiraj i është bashkuar skuadrës së Hajdukut, që për momentin ndodhet për një fazë përgatitore në Turqi.

Sulmuesi shqiptar po kalonte një formë të jashtëzakonshme në kampionatin slloven me Aluminij, duke realizuar edhe 9 gola. Tashmë një hap i madh është hedhur në karrierën e tij, duke firmosur në kampionatin kroat, ndërsa ka mundësinë më të mirë për ta përdorur si trampolinë, për të shkuar në elitën e Europës.

Tahiraj mbërriti në “Kempinski Hotel The Dome” gjatë orës 7 të pasdites së djeshme, ndërsa skuadra e Hajdukut vinte pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos së Bukureshtit në miqësore. Futbollisti shqiptar do të dalë në stërvitje me skuadrën gjatë ditës së sotme, ndërsa sipas të gjitha gjasave, do të bëj gati valixhen së bashku me Ardian Ismajlin në mars, për të lënë Hajdukun dhe t’i bashkohen Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top