
Një tjetër lëvizje në merkaton dimërore përsa i përket lojtarëve shqiptar, ishte edhe ai i Francesko Tahirajt. 22-vjeçari këtë janar arriti të transferohej nga skuadra e sllovenëve të Aluminjit, tek ekipi i Hajdukut të Splitit në Kroaci.
Tahiraj ka rolin e një mesfushori të avancuar, teksa ka qënë edhe pjesë e grupmoshave të kuqezinjve, por tashmë mosha e tij 22-vjeçare nuk e lejon më të jetë pjesë e tyre. Pak përpara zyrtarizmit të tij tek skuadra kroate, mediat në Kosovë aluduan se Tahiraj do t’i bashkohej skuadrës së Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që Françesko po udhëtonte drejt zyrave të klubit të Hajdukut të Splitit për të firmosur kontratën.
Kjo hipotezë krijoi edhe disi konfuzion tek sportëdashësit, por edhe tifozët personal të Françeskos, ku për këtë gjë futbollisti pati edhe një shpjegim. Në një intervistë të tijën, 22 vjeçari tregon se si u projektua transferimi i tij tek skuadra kroate dhe gjithashtu ka mohuar zyrtarisht lajmin se do t’i bashkohej Dinamos së Zagrebit.
“Unë isha në Itali me familjen time me pushime, kur erdhi një mesazh nga drejtori Sasha Bjelanoviq. Që atëherë kemi diskutuar projektin e transferimit tim në Hajduk. Kishte shumë oferta, por edhe kur më thirrën nga Hajduk, nuk kisha mundësi të tjera. Nuk ishte një lajm i vërtetë ai i Dinamos së Zagrebit, ndërsa unë në atë moment isha në makinën që po më dërgonte në Split. Dhe unë nuk kisha ndërmend të kthehem”, përfundoi 22-vjeçari Tahiraj. /Shqiperia.ch/