You are here
Home > Futboll Bota > Tahiraj bën debutimin në Kroaci, Ismajli është super mbrojtës te Hajduku i Splitit

Tahiraj bën debutimin në Kroaci, Ismajli është super mbrojtës te Hajduku i Splitit

Françesko Tahiraj e ka bërë debutimin në Kroaci me Hajdukun e Splitit. Kjo e fundit ka fituar në transfertë ndaj Osijekut me rezultatin 0-1.

Një fitore shumë e rëndësishme për Hajdukun, pasi kundërshtari i saj ndodhej në vendin e dytë. Tahiraj si blerja më e re e janarit, u aktivizua në pjesën e dytë të lojës. Ndërsa nga minuta e parë, ishte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.

Siguri e madhe në prapavijë dhe i pakalueshëm, sigurisht që Shqipëria një pjesë të mbrojtjes e ka të zgjidhur. Futbollisti në fjalë nuk ka asnjëherë lëkundje në paraqitje, ndërsa lartësinë e duhur e tregoi edhe në ndeshjen e sotme. Një dorë i jepet edhe ekipit të Uzunit e Kastratit, pasi Osijeku është barazuar me pikë nga Lokomotiva e Zagrebit në vendin e dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top