You are here
Home > Kombëtarja >  Sytë i kanë te Ismajli dhe zemrën te Xhaka/ Federata e Skocisë “zbërthen” Shqipërinë, frikë edhe nga i brendshmi

 Sytë i kanë te Ismajli dhe zemrën te Xhaka/ Federata e Skocisë “zbërthen” Shqipërinë, frikë edhe nga i brendshmi

Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme ndaj Skocisë, për të përmbyllur edhe takimin e fundit të “Ligës së Kombeve” sa i përket kuqezinjve. Ndërkohë që Federata e Futbollit të Skocisë, ka publikuar disa informacione dhe fakte në lidhje me kuqezinjtë, teksa mundohen të venë në pah pikat e forta dhe rendimentin e skuadrës së Panuçit këtë edicion të parë të “Ligës së Kombeve”.

Në këtë përshkrim theksohet fakti se zemra e kuqezinjve qendron te Taulant Xhaka, vështrimi është i gjithi te Ismajli, ndërsa ka frikë edhe nga i brendshmi që luan në Skoci, Eros Grezda.

Si ka qënë performanca e Shqiperisë kohët e fundit? Pas një nisje premtuese në ecurinë e tyre në të Ligës së Kombeve, skuadra e Kristian Panuçit e sheh veten në vendin e fundit, pas rivalëve të gupit në garën për të siguruar një vend në playoff-in të Europianit 2020.

Një goditje e Taulant Xhakës i dha Shqipërisë një fitore me rezultatin 2-0 kundër Izraelit në fillim të shtatorit, më pas u mposhtën nga Skocia vetëm tre ditë më vonë. Një barazim pa gola në miqësoren kundër Jordanisë në tetor, ndërsa më pas morën një humbje zhgënjuese 2-0 kundër Izraleit.

Fitorja në ndeshjen e parë kundër Izraelit, është e vetmja fitore e vitit 2018 për djemtë e Panuçit, gjithashtu ka pësuar humbje në miqësoret kundër Norvegjisë, Kosovës dhe Ukranës gjatë gjithë vitit”, përshkruan Federata e Futbollit të Skocisë për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

Gjithashtu organi më i lartë drejtues futbollit në Skoci, i jep edhe këshilla skuadrës Kombëtare, teksa përshkruajnë se nga kush duhet të tregohet e kujdesshme Skocia. Ata përmëndin emriat si Eros Grezda, Taulant Xhaka dhe Ardian Ismajli, teksa vënë në dukje aftësitë e tyre të shkëlqyera dhe ritimin e lartë që po kalojnë kohët e fundit tek klubet respektive.

Nga kush duhet të ruhet Skocia? Eros Grezda është duke u bërë një emër shumë i njohur për futbollin dhe tifozët skocez, krahas faktit që këtë verë është bërë pjesë e skuadrës së Rangersave. 23-vjeçari arriti të shënonte dy herë në fitoren e fundit të Rangersave me rezultatin 7-1 kundër Motherwell, ndërsa tashmë do të jetë në kërkim për sukesesin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli është i gatshëm për të bërë debutimin e tij me fanellën e kuqezinjve, ndërsa Taulant Xhaka është teknikisht shumë i fortë që do të karikojë mesfushën e Shqipërisë”. Ka përfunduar Federata Skoceze në faqen e saj zyrtare. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top