
Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë në mbrëmjen e sotme, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Por një ndeshje tjetër e rëndësishme që ka vëmendjen e shqiptarëve, është përballja mes Islandës dhe Turqisë.
Nëse miqtë do të fitonin këtë ndeshje, atëherë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian shkonin thuajse në zero. Megjithëse edhe në këtë moment shpresat janë minimale, një barazim në rastin më të mirë ose fitore e Islandës, e mbante ende garën paksa të hapur për vendin e dytë.
Ndërsa fitorja e Turqisë do e “vriste” konkurrencën, pasi lojtarët e Gunesh do të grumbullonin 12 pikë të plota në 4 ndeshje, duke qënë vetëm problemi i Francës për vendin e parë. Në rastin e kundërt, Shqipërisë do i duhej t’i mposhte këto dy Kombëtare në ndeshjet e mbetura direkte, për të shpresuar rreth një mrekullie. /Shqiperia.ch/