
Të gjithë pas Benjamin Kolollit, ndërsa ky i fundit duket se nuk i ka kaluar paq të gjithave atyre vlerësimeve të ardhura në drejtim të tij.
Kosova nuk e ka njohur një mbrojtës krahu si Kololli më parë, por nuk do ta ketë për ndeshjen me Ishujt Faraoe. Sipas asaj që publikon Federata Kosovare e Futbollit, mbrojtësi i Zyrihut ka pësuar një dëmtim pas ndeshjes me Maltën, duke u larguar menjëherë nga grumbullimi i ekipit.
Kololli është shndërruar në një futbollist kyç te Zyrihu, teksa nëse këta të fundit arrijnë të shënojnë, futbollisti shqiptar do të jetë duke asistuar, ose vetë autori i golit. Këtë gjë e beri edhe te “dardanët” në ditën e djeshme, duke realizuar dopietë. Të gjithë me sytë nga “armatosja” e sulmit, por golat vinin nga mbrojtja. Sigurisht, kjo vetëm falë një njeriu, Benjamin Kololli. Sa mirë që Kosova ndeshet me Ishujt Faraoe në takimin e radhës, pasi ndaj Azerbajxhanit, do të ishte një “vetëvrasje”. /Shqiperia.ch/