
Një vit futbollistik po mbyllet në Europë, e llogaritë kanë nisur për të treguar lojtarët që kanë lënë gjurmë në arenën futbollistike. Të dhëna këto që i ndihmojnë ekipet elitare në Europë, për të parë talentet dhe futbollistët e rinjë me potencial, të cilët mund të bëjnë akoma më të mirë në të ardhmen.
Nëse i përmbahemi pasimeve të dhëna për të gjetur golin që është pasqyruar edhe nga “Infosport”, Arbër Zeneli është një krenari shqiptare. Ai ndodhet në vendin e tretë në Europë, teksa ka dhënë 10 asist në 16 ndeshjeve të zhvilluara. Praktikisht lihet pas vetëm nga Mesi dhe Vaneken i klub Bruzhit, me vetëm dy pasime më tepër.
Kjo e tregon më së miri se për çfarë “xhevahiri” flasim, teksa Zeneli sipas të gjitha gjasave do të largohet për një skuadër edhe më të mirë në merkaton e janarit, se Herenveni që ndodhet aktualisht. Futbollisti shqiptar lë pas vetes në këtë renditje lojtarë si Suso dhe Hazard. /Shqiperia.ch/