
Një surprizë të bukur ka marrë mbrojtësi shqiptar 18-vjeçar, Omar Hoxha. Ky i fundit që i përket ngjyrave kuqezi të U-19 është thirrur nga ekipi i parë i Kremonenzes.
Pasi ka luajtur me të rinjtë e kësaj skuadre, Hoxha e gjeti veten me skuadrën e parë ndaj Venecias, atje ku u fitua me rezultatin 1-2 në transfertë. Një fitore e marrë me shumë meritë, ndërsa edhe një hap i madh mund të thuhet se është hedhur nga Hoxha. Futbollist ky i cili kërkon të përsëris historinë e Marash Kumbullës.
Nga skuadra e të rinjëve ku grumbullohej disa herë me ekipin e parë në Serinë B, për të kaluar në titullar në Serinë A dhe tani me ftesën e ardhur te Shqipëria. /Shqiperia.ch/