You are here
Home > Kryefaqja > Superioria e lakmuar, njihuni me përforcimet e ekipeve protagoniste

Superioria e lakmuar, njihuni me përforcimet e ekipeve protagoniste

Merkato në limite, Laçi, Partizani, Tirana, Kukësi  dhe Flamurtari kryejnë goditje në fundin e merkatos.

Skuadra e Laçit ka arritur një marveshje me bomberin shkodran Xhevair Sukaj, e cila është dhe goditja  më e madhe e kurbinasve, ku perveç  Xhevairit ka nënshkruar dhe me shkodranin tjetër Denis Pjeshka.

Partizani duke patur vështirësi tek gjetja e golit nga sulmuesit e tyre, ka nënshkruar me mesfushorin me tipare sulmuese Eraldo Çinari. Ndërsa nga ana tjeter Flamurtai arrin të rikthejë në mesin e tyre braziljanin Danilo Alvesh, që vetëm dy muaj i zgjati aventura e tij në Turqi.

Kmapjonati shqiptar pritet të jetë shumë i fortë për këtë sezon, sidomos nga rikthimi i Tiranës e cila arriti të nënshkruaj  me ish-sulmuesin e Milanit, Namdi Oduamandi. Kukësi ka arritur të gjejë një fantazist, ku cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Donjet Shkodrës.

Ndonëse ditën e djeshme ka patur zhvillime nga klubet respektive, duhet theksuar se me përforcimet e fundit, skuadrat janë thuajse të kompletuara dhe pritet sesi ata do të përshtaten në fushën e lojës./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top