Merkato në limite, Laçi, Partizani, Tirana, Kukësi dhe Flamurtari kryejnë goditje në fundin e merkatos.
Skuadra e Laçit ka arritur një marveshje me bomberin shkodran Xhevair Sukaj, e cila është dhe goditja më e madhe e kurbinasve, ku perveç Xhevairit ka nënshkruar dhe me shkodranin tjetër Denis Pjeshka.
Partizani duke patur vështirësi tek gjetja e golit nga sulmuesit e tyre, ka nënshkruar me mesfushorin me tipare sulmuese Eraldo Çinari. Ndërsa nga ana tjeter Flamurtai arrin të rikthejë në mesin e tyre braziljanin Danilo Alvesh, që vetëm dy muaj i zgjati aventura e tij në Turqi.
Kmapjonati shqiptar pritet të jetë shumë i fortë për këtë sezon, sidomos nga rikthimi i Tiranës e cila arriti të nënshkruaj me ish-sulmuesin e Milanit, Namdi Oduamandi. Kukësi ka arritur të gjejë një fantazist, ku cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Donjet Shkodrës.
Ndonëse ditën e djeshme ka patur zhvillime nga klubet respektive, duhet theksuar se me përforcimet e fundit, skuadrat janë thuajse të kompletuara dhe pritet sesi ata do të përshtaten në fushën e lojës./Shqipëria.ch/