
Pushkash Akademi i ka mjaftuar i vetëm Liridon Latifi, për të kaluar në 1/4-ën e Kupës së Hungarisë. Ndeshjen e parë e kishin humbur ndaj Paks me rezultatin 1-2 në shtëpi, por surpriza erdhi në të kthimit.
Kur të gjithë menduan se kualifikimi ishte një histori e mbyllur, pasi edhe në ndeshjen e sotme realizoi golin e parë në minutën e 17, erdhi përmbysja e madhe nga sulmuesi shqiptar. Fillimisht nëpërmjet një goditje dënimi nga 19 metra, futbollisti i Kombëtares do e dërgonte topin në rrjetë.
Faktikisht, kjo nuk është hera e parë që Latifi shënon në këtë mënyrë në Hungari. Në pjesën e dytë do të vinte edhe goli i dytë nga ana e ish-futbollistit të Skënderbeut, për t’i dhënë edhe goditjen fatale kundërshtarit nga pika e bardhë e penalltisë. /Shqiperia.ch/