
Sioni ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë, pasi ka mundur Thunin me rezultatin 1-2. Flitej për një përballje direkte sa i përket zonës së Europës, ndërsa gjithçka e ka vendosur Ermir Lenjani.
Dy gola ka shënuar lojtari i Shqipërisë, me të parin që ishte një perlë më vete. Gjuajtja nga jashtë zone përfundon në rrjetë, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në Zvicër. Për këdo që ka pasur sadopak dyshime mbi të, padyshim që ky ishte momenti i duhur për të heshtur.
Lenjani tregoi se është i aftë të zgjidh edhe i vetëm një ndeshje delikate, si ajo e sotmja ndaj Thun. Në fund nuk kishte sesi të mungonte edhe një festim me fluturim… /Shqiperia.ch/