You are here
Home > Kombëtarja > Super Lenjani nuk i mjafton Sionit, Xhaka kualifikohet pas 120 minutave

Super Lenjani nuk i mjafton Sionit, Xhaka kualifikohet pas 120 minutave

Sioni është përballur ndaj Bazelit, në takimin e Kupës së Zvicrës. Atëherë kur u mendua se gjigandët zviceranë do të eliminoheshin, pasi u gjendën në disavantazh me rezultatin 2-0, erdhi edhe kthesa e madhe.

Do të kërkonte më shumë kohë, pasi kualifikimi për skuadrën e Taulant Xhakës erdhi pas 120 minutave. Si gjithmonë për skuadrën e Sionit, gjurmë do të linte edhe Ermir Lenjani. Futbollisti i Kombëtares gëzon një formë shumë të mirë, duke dhënë asist në golin e parë. Megjithatë barazimi i Bazelit do të vinte brenda 90 minutave me dy gola, për ta çuar ndeshjes në shtesë. Atje do të ishte Stocker që do të vendoste fatin e ndeshjes, duke shënuar në minutën e 101. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top