You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Super Guidara/ Panuçi ka të drejtë, mbrojtësi i Belgranos vlerë e shtuar për Shqipërinë

Super Guidara/ Panuçi ka të drejtë, mbrojtësi i Belgranos vlerë e shtuar për Shqipërinë

Në momentin kur Panuçi hodhi idenë për të marrë në Kombëtare Tomas Guidarën, të gjithë u habitën fillimisht, pasi ishte një emër jo i njohur për ambientin sportiv në Shqipëri. Sipas vetë fjalëve të pohuara nga ana e trajnerit të kuqezinjve, ka nisur pajisja e lojtarit me pasaportën shqiptare, me dëshirën për ta marrë në kualifikueset e Europianit.

Një ide mjaft e mirë kjo e Panuçit, megjithëse Guidara luan në pozicionin e djathtë të mbrojtjes, atje ku gjendet edhe shkodrani Hysaj. E vështirë do të jetë marrja e fanellës së titullarit, por nuk përjashtohen edhe ndryshimet e skemave, me Elseidin që te Napoli po luan edhe si mbrojtës i majtë.

Nga ana tjetër, Guidara po vlerësohet sërish si një nga më të mirët e Belgranos. Pasi ka dalë disa herë rradhazi në kampionatin argjetinas, këtë herë mbrojtësi në fjalë ka marrë sërish vlerësimet më të larta në barazimin e skuadrës së tij pa gola ndaj San Lorenzos: “Ishte më i miri në fushë Guidara. Edhe njëherë tregon dëshirën e tij për të qënë vendimtar në pozicion e tij. Ndeshje fantastike”, ishte vlerësimi i “Mundon.lavdoz”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top