You are here
Home > Kombëtarja > Super Aliji! Vendimtar në golin e Dinamos së Bukureshtit, lojtarët shqiptarë në super formë

Super Aliji! Vendimtar në golin e Dinamos së Bukureshtit, lojtarët shqiptarë në super formë

Në formë të jashtëzakonshme janë lojtarët shqiptarë, sa i përket skuadrave ku ata aktivizohen në Europë. Pasi kemi parë super golat e Rashicës, Memushajt dhe Lenjanit në Europë, ishte momenti i Naser Alijit për të marrë rolin e vendimtarit.

Dinamo e Bukureshtit po kryeson me rezultatin 3-1 ndaj Concordias, ndërsa goli i parë i vendasve, do të vinte nga mbrojtësi shqiptar. Ky i fundit ka arritur të gjejë bukur sulmuesin Papazoglou përballë portierit, që e kishte të lehtë për të shtyrë topin drejt rrjetës. Padyshim një moment lehtësimi ky për Alijin, që ka kaluar momente të vështira në karrierën, por edhe jetën personale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top