E tillë është situata, Hamdi Salihi kërkoi rikthimin me Nojshtadin në elitën e futbollit austriak dhe sa pranë që ishte në sezonin e shkuar.
Ekipi i sulmuesit shqiptar arriti të mbante kryesimin për shumë kohë, ndërsa në javët e fundit e braktisi atë, duke humbur edhe shansin më të mirë për ngjitjen në elitë, në ndeshjen e “Play-Offit” që zhvilloi, ndaj kundërshtarit direkt.
Hamdi Salihi nuk mund të linte gjurmën e tij në atë moment vendimtar, ndërsa në atë sezon që shkëlqeu me golat e realizuar. Dukej sikur mosha të ishte thjeshtë një numër për shqiptarin, por në këtë sezon është edhe një tregues. Salihi ka luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e sotme që Nojshtadi ka barazuar në transfertë me Klagenfurt me rezultatin 1-1.
Asnjë gol i realizuar nga Salihi, që në 8 ndeshje të kampionatit ka realizuar vetëm 3 gola, ndërsa edhe Nojshtadi ndryshe nga sezoni i kaluar, ndodhet vetëm në mesin e renditjes. Nuk mund të harrojmë pa përmendur perlat që ky futbollist na ka dhuruar si me Kombëtaren, por edhe me klubet në momente të ndryshme të karrierës së tij. Gola këto, të cilat do të duhen disa kohë që dikush tjetër nga Kombëtarja t’i përsërisë. /Shqipëria.ch/