
Një festim i çuditshëm, deri në kufijtë e qesharakes, Liridon Krasniqi ka rrëmbyer vëmendjen maksimale në Malajzi, pas golit të realizuar ndaj JDT me rezultatin 3-1.
Sulmuesi shqiptar ka puthur arbitrin e takimit, në gëzim e sipër, por duke mos u ndalur vetëm këtu. Në fund, futbollisti 26-vjeçar ka puthur edhe këpucën e trajnerit të tij, për të përmbushur një skenë që do bëhej shumë popullore në rrjetet sociale.
Shqiptarët janë origjinalë në mënyrën e tyre të festimit dhe nuk kufizohen vetëm me shqiponjën, Krasniqi e dëshmoi këtë gjë. Futbollisti që luan në Malajzi, është një pikë kyçe për skuadrën e Kedah, teksa në 7 ndeshjet e zhvilluara, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste. /Shqipëria.ch/