
Me ardhjen e Zengës në stolin e Venecias, shumë ndryshime ka pësuar edhe skema e lojës. Për mirë në rastin e sulmuesit të Shqipërisë, Vrioni. Më parë futbollisti i Kombëtares qëndronte në stol, por me ndryshimin e trajnerit, po luan gjithmonë si titullar.
Në ditën e djeshme Venecia nuk ka arritur të marrë një fitore ndaj Karpit, duke u ndalur në barazimin 1-1. Disa raste të shpërdoruara edhe nga ana e Vrionit, që nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, sulmuesi tjetër i Venecias, Litteri ka folur edhe për mënyrën sesi ndihet me shqiptarin në majën e sulmit.
“Unë nuk kam pasur një jetë të lehtë gjatë këtyre gjashtë muajve, kështu që jam i lumtur. Shpresoja për më shumë në një fitore të ekipit, me ndershmëri, por gjithsesi është mirë.
Si e gjeta veten me Vrionin? “Epo, me” derrin “, mirë (qesh). Seriozisht: shkoj si me çdo lloj sulmuesi, sepse unë kam karakteristikat me të cilat, ndoshta, mund të përputhem mirë “, u shpreh Litteri. /Shqiperia.ch/