
Sulmuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, do të mbyll karrierën e tij si futbollist në këtë sezon. Një gjë të tillë, lojtari që aktivizohet me Nojshtadin e ka pohuar për “Supersport”.
Shkodrani është shprehur se në muajin qershor do të largohet nga futbolli i luajtur, por jo nga fusha e blertë. Salihi do të ndjekë rrugën e zakonshme, ku shumë ish-futbollistë zgjedhin që të bëhen trajnerë. Padyshim që ky futbollist ka qënë një vlerë e shtuar dhe e jashtëzakonshme e Kombëtares përgjatë viteve. /Shqiperia.ch/