
Mesfushori i Shqipërisë, Emir Sahiti, ka gjetur golin e tij të parë në Kroaci me ekipin e dytë të Hajduk Splitit.
Ekipi kroat ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Solin, duke e mbyllur historinë e takimit thuajse që në pjesën e parë. Fillimisht Suto ka realizuar për skuadrën e Hajdukut, përpara se futbollisti i Shqipërisë U-21, Sahiti, të dyfishonte shifrat në minutën e e 31-të dhe të vuloste fitoren.
Emir Sahiti është një lojtar i Rabotnickit, por i huazuar në skuadrën kroate. Goli i tij i shënuar në ditën e sotme është i pari për të, ndërsa nga sulmuesi 19-vjeçar pritet më shumë në karrierën e tij. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/