
Flamur Kastrati është një futbollist shqiptar i cili luan në Norvegji, me ekipin e Kristiansund. Në ndeshjen derbi ndaj Moldes, të humbur me rezultatin 3-2, duele të ashpra dhe që shpeshherë e tejkalonin cakun, ishin ato mes Vegard Forren dhe Flamur Kastratit.
Në disa momente dukej sikur futbollistët e kishin kthyer edhe në personale dyluftimin mes tyre, aqsa edhe mediat norvegjeze, nuk e anashkaluan këtë situatë, duke u interesuar më tepër rreth asaj se çfarë ndodhi në fushën e lojës. Futbollisti që dikur ka luajtur me Kosovën, kur “dardanët” drejtoheshin nga Bunjaku, është përgjigjur rreth duelit me Forren, në versionin e një luftëtari:
“Ju në media jeni mjeshtra për të krijuar situata dhe çështje të nxehta përpara nisjes së takimit. Në një ndeshje derbi si kjo, lejohej edhe pak sherri në fushën e lojës, apo nuk është kështu? Duhet ta kuptoni, kjo është puna jonë. Ne luftojmë për 3 pikët, ashtu si edhe ju luftoni që t’i nxirrni gjërat sa më mirë”, ka thënë Kastrati në përfundimin e takimit. /Shqipëria.ch/