Sulmues grek, Aggeloudis, aq shumë i njohur për tifozët e Arisit, ka bërë një analizë të gjatë për skuadrën ku tashmë janë bërë pjesë edhe dy futbollistët e Kombëtares, Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha.
Në një intervistë për “Metrosport”, sulmuesi grek është shprehur i mahnitur nga debutimi i futbollistit të Shqipërisë, Migjen Basha, në takimin e djeshëm ndaj Levadikos, duke thënë se Arisi kishte vite që e priste një lojtarë të tillë.
“Është shumë e vështirë që të veçoj një futbollist nga ish-skuadra ime, nga ajo që pashë në fushën e lojës ditën e djeshme. Gjithsesi, Basha më ka pëlqyer jashtëzakonisht. Ne kishim vite që e prisnim ta shihnim një lojtar të tillë te Arisi. Nuk mund ta gjesh aq lehtë”, ka thënë sulmuesi grek. /Shqipëria.ch/