You are here
Home > Kombëtarja > Sulmet në drejtim të Panuçit, reagon edhe presidenti i FSHF: Duan të duken të rëndësishëm!

Sulmet në drejtim të Panuçit, reagon edhe presidenti i FSHF: Duan të duken të rëndësishëm!

Momente aspak të mira këto për trajnerin Panuçi, teksa rezultatet nuk flasin shumë në favor të tij. Kjo ka sjellë që besimi i tifozëve në drejtim të tij të jetë shumë i ulët, ndërsa sulmimet e ardhura nga figura të ndryshme të sportit në Shqipëri, të jenë relativisht të larta.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Në një prononcim për “Klan”, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, thekson se komente të tilla kundër Panuçit, vijnë nga njerëz të cilët duan të duken të rëndësishëm.

“Faktikisht ka grupime që janë kundër Panuçit, megjithatë ata nuk është se janë të organizuar. Arrijnë deri aty aqsa sakrifikojnë veten për t’u treguar të rëndësishëm. Sulm i orkestruar dhe i dirigjuar kundër një njeriu të vetëm”, u shpreh Duka. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top