You are here
Home > Kryefaqja > Suksesi me Shqipërinë i jep pretendime, De Biazi refuzon skuadrën e Veronës

Suksesi me Shqipërinë i jep pretendime, De Biazi refuzon skuadrën e Veronës

Xhani De Biassi është një nga figurat më të njohura dhe më të dashura për shqiptarët. Që prej tetorit të vitit 2017, ai është “i papunë”, pasi nuk ka asnjë skuadër në drejtim.

Prej kohës në Itali emri i tij për të marrë drejtimin e një ekipi është lakuar shumë, por pa patur asnjë konkretizim. Ditën e sotme në mediat italiane emri i tij është përfolur sërish, por tashmë jo tek një klubi i Seria A, por në atë të Seria B. Sipas tyre është pikëridht Verona e cila dëshironte De Biasi në krye të pankinës, madje dhe duke i bërë një ofertë konkrete. Kjo gjë është refuzuar menjëherë nga italiani, pasi sipas tij, De Bassi do që të fillojë punë në një ekip elitar dhe jo të nivelit të dytë siç është Verona, e cila aktualisht luan në ligën e dytë të kampionatit italian.

Kujtojmë që Xhani De Biassi për herë të fundit në karrierën e tij drejtoi ekipin spanjoll të Alavesit, teksa me këta të fundit qëndori vetëm 10 javë. Që nga ajo kohë 61 vjeçari tashme synon të rigjejë një skuadër të duhur për të drejtuar dhe për të shfrytëzuar idetë e tij të trajningut. Deri atëherë mesa duket do të duhet edhe disa kohë që De Biassin ta shohim sërish në krye të një skuadre elitare./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top