You are here
Home > Boks > “Stuhia” shqiptare është krenari, në rrugën e titullit europian me flamurin Kombëtar

“Stuhia” shqiptare është krenari, në rrugën e titullit europian me flamurin Kombëtar

Xhuljo Vrenozi, ose i njohur ndryshe edhe si “stuhia shqiptare”, është një nga krenaritë e mëdha që Shqipëria ka aktualisht. Sigurisht, te ne flitet vetëm për heronjtë e vërtetë, që zhurmën e bëjnë vetëm nëpërmjet punës dhe veprave.

I tillë është edhe ky boksier, që gjithmonë me krenari përfaqëson flamurin shqiptar, me dëshirën e madhe për ta valvitur atë në nivelet më të larta europiane. Këtë herë Vrenozi është duke u përgatitur për dy beteja të vërteta, që do të zhvillohen në Milano dhe Kanada. Fillimisht në fundin e muajit prill, atje ku është duke u punuar për t’u ndeshur ndaj një boksieri serb të nivelit të lartë në peshën 69 kilogram, që do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ndërsa në datën 25 maj, do të luhet në Montreal të Kanadas ndaj meksikanit Manuel Garcia.

Madje për ndeshjen e fundit, ka një interes të jashtëzakonshëm, pasi do të transmetohet edhe nga televizionet kanadaze. Aktualisht Vrenozi është duke u përgatitur në Londër dhe Milano, në dy nga palestrat më të mira Europiane. Dëshira dhe mundësia është e madhe, për të arritur në titullin europian. Vetëm para pak kohësh boksieri shqiptar ka fituar një tjetër përballje në Londër, ndërsa siç shihet edhe në foto, njeriu që e mbështet Vrenozin, John Alite, është i veshur me simbolet e Shqipërisë. Një “stuhi” e cila vjen gjithmonë papritur, për të fshirë gjithçka që i del përpara... /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top